Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka diskutuar për ngjarjet e fundit në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe për zhvillimet në vend përgjithësisht.
Nëpërmjet një komunikatë dërguar për media thuhet se kryesia e LDK-së i konsideron të papranueshme, të kundërligjshme dhe tepër të dëmshme veprimet e dhunshme të opozitën në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
“Kryesia e LDK-së dënon ashpër dhunën e ushtruar dhe sulmet me armë kimike në Kuvendin e Kosovës, të drejtuara kundër përfaqësuesve të zgjedhur të popullit të Kosovës”, thuhet në komunikatën e LDK-së.
Kryesia e LDK-së i bën thirrje opozitës që të heqë dorë nga aktet e tilla që po dëmtojnë institucionet dhe interesat madhore të popullit të Kosovës.
Kryesia e LDK-së u jep mbështetje të plotë Kryeministrit dhe Qeverisë në punën që po bëjnë në shërbim të qytetarëve të vendit dhe kërkon që të punojnë në vijimësi për të përmirësuar jetën e qytetarëve, si dhe për të çuar përpara agjendën evropiane të Kosovës, si aspirata më madhore e popullit të Kosovës.
Kryesia e LDK-së vlerëson se mbështetja që kanë Kryeministri, Qeveria dhe institucionet e tjera kushtetuese të Kosovës nga ana e qytetarëve dhe partnerëve tanë, SHBA-ve dhe e vendeve të Bashkimit Evropian, është treguesi më i mirë për rrugën e drejtë të Kosovës.
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...