Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se së shpejti do të thërras tryezën e fundit të partive politike të vendit.
Avdullah Hoti në një postim në Facebook ka shkruar se LDK si e nisi ashtu edhe do të përmbyll këtë çështje.
Sipas tij, qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale.
Më poshtë postimi i Hotit:
Tryeza përfundimtare e partive politike do të thirret së shpejti nga LDK-a për të përmbyllur konsultimet me forcat politike në vend.
Këto tryeza janë iniciuar nga LDK-ja dhe do të përmbyllen nga LDK-ja.Qëllimi i tryezës ka qenë dhe mbetet dakordimi i spektrit politik në Kosovë për të nxjerrë vendin nga kriza institucionale, e cila është thelluar muajt e fundit.
Qeveria e pakicës duket është insistuese të qëndroj në pushtet pavarësisht se nuk ka fuqi politike për të qeverisur.
Ky mentalitet i qeverisjes është duke e dëmtuar sistemin demokratik në vend, po e përkeqëson çdo ditë e më shumë qëndrueshmërinë fiskale të vendit përmes vendimeve të dëmshme për shpenzime të motivuara mbi baza të interesit individual, dhe po i vonon reformat e nevojshme për integrim evropian.
Ferizaj eliminon Drenicën, kalon në çerekfinale të Kupës
Haziri: Liria dhe Pavarësia e Kosovës nuk mund të damkosen, ...
Nis takimi i kryeparlamentarit në detyrë me përfaqësuesit e ...
Mbrojtja e Thaçit nesër i thotë fjalët përfundimtare në Hagë
Vengu: Prokuroria e Hagës, përpjekje për të barazuar çlirimt...
Rubio në Konferencën e Munihut, ku merr pjesë edhe Kosova