Lidhja Demokratike këtë muaj do të hyjë në procesin e zgjedhjeve të brendshme, raporton Arbresh.info
Një gjë të tillë e ka konfirmuar, i pari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili tha se përmes këtij procesi synojnë ta forcojnë LDK-në.
“Ne në këtë muaj do të hyjmë në procesin e zgjedhjeve të brendshme në LDK. Procesi zgjedhor në LDK mbetet i hapur dhe do të bëjmë agjendën e zgjedhjeve nëpër degë. LDK synon që përmes këtij procesi ta forcojmë LDK . Unë kisha kërkuar nga ju që ta japin kontributin tonë në përzgjedhjen edhe në degë edhe në nëndega. Të kontribuojmë që në zgjedhjet e ardhshme të kemi përfaqësimin më dinjitoz të LDK-së” tha Mustafa/Arbresh.info
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...