Dy asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje braktisin këtë parti në Fushë Kosovë. Njëri shef i Grupit Parlamentar, Ylber Islami, dhe tjetri Elmi Shabani, këshilltar i VV.
“Unë, Ylber Islami, shef i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Elmi Shabani, këshilltar i VV, nga sot nuk jemi më pjesë e Vetëvendosjes. Tash e tutje ne do ta vazhdojmë aktivitetin si grup i pavarur në Kuvendin Komunal të Fushë Kosovës”, kështu sapo ka shkruar në rrjetin social “Facebook”, Ylber Islami.
Ai thotë në këtë shkrim se “Për luftë dhe dashuri thuhet nevojiten të dyja palët. Vetëm vullneti dhe këmbëngulja e njërës palë është e pamjaftueshme, kur pala tjetër është kryekëput e painteresuar. Jo që nuk jemi përkrahur në punën tonë, por paradoksalisht jemi sabotuar dhe anashkaluar, jemi lënë të vetëm jo vetëm nga Qendra e Vetëvendosjes në Fushe Kosove, por edhe nga Prishtina”, kështu shkruan ndër të tjera Islami.
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...
Via Ferrata dhe Ura Tibetiane në Jezerc të Ferizajt rrisin t...
Moti sot i vranët, vende-vende parashihen riga shiu
Kristi rikthehet në shtëpinë e BBVA
Kiana Kryeziu rikthehet sot në Milano-Cortina 2026