Zyra e Kryeministrit (ZKM) dhe Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) do të lansojnë sot raportin “Të Kuptuarit e Faktorëve Shtytës dhe Tërhjekës: Intervistat me luftëtarët e huaj të kthyer dhe familjet e tyre në hotel Swiss Diamond me fillim në ora 14:00.
UNDP porositi këtë raport të pavarur me qëllim që të kuptohen më mirë faktorët shtytës dhe tërheqës që i nxisin kosovarët t’i bashkohen grupeve terroriste të huaja dhe të mbështesin institucionet vendore dhe ndërkombëtare në zhvillimin e politikave dhe programeve më të mira që kanë për qëllim parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, si dhe rehabilitimin dhe riintegrimin e luftëtarëve të huaj të kthyer.
Të pranishmëve në ngjarje do t’ju drejtohen Sh.T. Ramush Haradinaj, Kryeministër i Kosovës, Sh.T. Greg Delawie, Ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, dhe Zëvendës Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Alessandra Roccasalvo. Do të pasojë prezantimi i raportit dhe seanca e pyetjeve dhe përgjigjeve.
Marrëveshje historike tregtare BE-Indi pas 20 vitesh negocia...
“Koha i vendos gjërat në vend”, Abdixhiku reagon pas intervi...
BE nis hetim ndaj ‘X’ të Elon Musk
64 të dënuar aplikuan për falje, Presidentja refuzon të gjit...
‘Vazhdoni të ëndërroni’ – shefi i NATO-s t...
Lëvizje suprizë, Tottenhami synon transferimin e mesfushorit...