Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, Avokati i Popullit do të publikoj për të gjithë qytetarët e vendit, udhërrëfyesin elektronik për të drejtat e njeriut.
Me këtë rast sot në Biblotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” Avokati i Popullit do të lansoj platformën për të drejtat e njeriut.
Platforma ka për qëllim promovimin e zbatimit të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, siç garantohen me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, aktet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe me ligjet e zbatuara në Kosovë.
Dy udhëzuesit të cilët i ofron Platforma, do të shërbejnë për të siguruar qasje më të lehtë dhe praktike në juridiksionin vendor dhe ndërkombëtarë përmes lidhjeve të strukturuara në mes instrumenteve juridike dhe gjyqësore (praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut) të cilat zbatohen drejtpërsëdrejti në sistemin juridik të Republikë së Kosovës, si dhe për të demonstruar lidhjet e Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Platforma për të Drejtat e Njeriut është projektuar nga Institucioni i Avokatit të Popullit dhe është zhvilluar në bashkëpunim me Programin e Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) me mbështetje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme Norvegjeze.
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...