Lajmi i Fundit: Aktivistët e VV-së, e gjuajtën me vezë edhe Arban Abrashin

21:52 | 14 Tetor 2015
M. A.

Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur me vezë, zë ëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi.

Lajmin e ka bërë të ditur, vetë VV-ja, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

 

“Para pak minutash, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s gjuajtën me vezë zëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi (në foto: i dyti djathtas).

Nuk ka rehati për politikanët që po ia prishin rehatinë dhe jetën qytetarëve. Që po e ndajnë Kosovën dhe po e shkatërrojnë shtetin”, shkruan VV në Facebook.

12079329_10153010709147000_8717040186324088778_n

Shpërndaje në rrjete sociale