Instituti Meteorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ftohta të ajrit me origjinë nga veriu.
Sipas institutit, në këtë situatë meteorologjike parashihet të mbajë mot i ftohtë dhe pa reshje shiu.
Temperaturat minimale parashihen të ulën ndjeshëm në të dy vlerat ekstremale, minimalet nga 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-20 gradë Celsius.
“Shtypja atmosferike do të lëvizë rreth vlerave të normales. Indeksi UV mbetet i ulët deri mesatar.
Do të fryjë erë nga verilindja dhe veri-perëndimi me shpejtësi 1-6m/s.
Pjesa e parë e javë së ardhshme parashihet të jetë me reshje shiu dhe me temperatura afërsisht të ngjashme me të vikendit”, thuhet në komunikatë.
Paralajmërim për diabetin, simptoma të pazakonta mund të shf...
Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...