Ish-pjesëmarrësi i demonstratës së 81-shit, Ali Lajçi i ka quar selam Azem Vllasit të rrijë urtë, meqë ka përfunduar koha e tij kur ka luajtur role jashtëzakonisht negative, duke diferencuar profesorë, studentë, e nxënës shqipëtarë.
Këto komente Lajçi i ka bërë duke iu kundërpërgjigjur deklaratës së Vllasit, i cili ka thënë se në vitin 1981 nuk është kërkuar Republika e Kosovës por është brohoritur për ideologjinë komuniste e staliniste të Enver Hoxhës.
“Nuk i di motivet pse Bllasi është deklaruar në atë mënyrë por, si duket ka mbetur me ndonjë ambicie të sëmurë. Sot është një rotacion krejt ndryshe. Nuk ka ish-Jugosllavi dhe nuk ka më as Serbi më krahina autonome”, ka thënë Lajçi për Epokën e Re.
“Ka përfunduar koha kur Vllasi ka luajtur role jashtëzakonisht negativ”, ka deklaruar Lajçi.
Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme
Sveçla në terren: Situata stabile, po e vëzhgojmë gjendjen n...
Oficeri Alban Haziri u shpall ndër sportistët më të dalluar ...
Reshje të shumta e vërshime – Droni i Reuters’it tregon gje...
Numërohen 90% e votave me kusht, kjo është renditja e partiv...
Jon Ismajli e Arbër Sinani rikthehen tek Prishtina