Lajçak sot në Prishtinë

08:38 | 25 Nëntor 2021
A Z

I dërguari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi do të qëndrojë në Prishtinë.

Lajmi për vizitën e tij e bëri të ditur zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Këto vizita kanë për qëllim përparimin në përgatitjet për takimin e radhës në nivel të lartë për të cilin ende shpresojmë që do të mbahet më vonë gjatë këtij viti”, deklaroi Stano.

Lajçak në Kosovë vjen pasi paraprakisht ka qëndruar në Beograd të Serbisë, ku është takuar me presidentin Aleksandër Vuçiq.

Për qëndrimin e tij në Kosovë ka konfirmuar të mërkurën Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, i cili ka theksuar se sllovaku do të zhvillojë një mori takimesh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme