Lajçak pas takimit me Bislimin e Petkoviqin: Është koha për përparim të vërtetë

21:06 | 16 Nëntor 2021
A Z

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar këtë të hënë në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak thotë se edhe Bislimit edhe Petkoviqit u bëri të ditur pritshmëritë e shteteve anëtare të BE-së teksa thotë se tash është koha për përparimin e vërtetë.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre për takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në Dialog. Unë gjithashtu i informova ata në FAC të së hënës dhe përsërita pritshmëritë e Shteteve Anëtare. Është koha për përparim të vërtetë” ka shkruar Lajçak në Twitter.

 

Të ngjashme