Gjykata Themelore e Prishtinës ka pranuar kërkesën e deputetit të zgjedhur të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi për regjistrim si deputet dhe pjesëmarrje në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.
Në urdhëresën e kryetarit të trupit gjykues, Beqir Kalludra të siguruara nga “Arbresh.info” thuhet se Krasniqit i lejohet që me datë 28.07.2017 prej orës 09:00- 15:00 dhe me datë 3 gusht prej orës 08:00 deri në përfundim të mbledhjes, largimi nga vendbanimi i tij për shkak të shkuarjes në Kuvendin e Republikës së Kosovës për tu regjistruar si deputet dhe marrës pjesë në seancën parlamentare.
Deputeti i zgjedhur nga radhët e VV-së në një prononcim për “Arbresh.info” të mërkurën tha se ka bërë kërkesë për lejimin e shkuarjes së tij në Kuvendin e Kosovës, për regjistrim në Legjislaturën e Gjashtë.
Krasniqi pati thënë se gjatë ditës së mërkurë e ka dorëzuar kërkesën dhe po pret përgjigje.
Ndryshe, në ditën e parë janë regjistruar 46 deputetë nga parti të ndryshme politike si nga Lëvizja Vetëvendosje, koalicioni LDK-AKR-Alternativa, dhe koalicioni i ashtuquajtur PAN.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur Mbledhjen e Parë të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Republikës së Kosovës më 3 gusht 2017, në orën 10:00.
Muajin e kaluar gjyqtari i Gjykatës Themelore të Prishtinës, Beqir Kalludra, ka vendosur që t’ia vazhdojë arrestin deri më 28 gusht katër aktivistëve të Vetëvendosjes, Adea Batusha, Egzon Haliti, Frashër Krasniqi dhe Atdhe Arifi, të akuzuar terrorizëm./Arbresh.info/

Matoshi: Ndjenjë e mirë ta vesh fanellën e Kosovës, do të ja...
Maqedonci takon Zimmermanin, temë thellimi i bashkëpunimit n...
Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën, Erion Veliaj mbetet në burg
ShBA-të akuzojnë Iranin për “shkelje të shëmtuar të armëpush...
Bie breshër në disa pjesë të Kosovës, publikohen pamje
Hapet në presidencë zyra për viktimat e luftës