Gjatë paradites vijojnë kthjellimet të dominojnë zonat Jugore dhe Qendrore ndërsa kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizotërojnë kushtet e motit në Veri të vendit.
Pas mesditës parashikohet fuqizim i vranësirave në zonat Veriore duke sjellë edhe reshje të pakta shiu e dëbore ndërsa gjatë natës, vranësirat mbulojnë gradualisht të gjithë Shqipërinë duke gjeneruar reshje të pakta në ekstremet Veriore dhe Jugore të vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten thuajse konstante gjatë mëngjesit ndërsa një rritje të lehtë të temperaturave sjell mesdita në Qendër dhe Jug.
Era do fryjë mesatare deri në mbrëmje kur shpejtësia e saj forcohet në 55 km/h me drejtim Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë. /albeu.com
“Brenda një dhome, çfarë është diskutuar?” – Osmani pretendo...
12-vjeçarja goditet nga një veturë afër shkollës “Elena Gjik...
Sulm masiv rus në Ukrainë, 6 të vdekur
Kishte fshehur 1.2 kilogramë kokainë në jastëk, në pranga 32...
Dy ushtarakët shqiptarë fitojnë konkursin e Gardës Kombëtare...
Sllovakia mbyll të gjitha pikat kufitare me Ukrainën për shk...