Kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Nagip Krasniqi, ka bërë të ditur se KEK-u aktualisht është duke prodhuar energji elektrike me tri njësi prodhuese të TC Kosova A dhe me njësinë B-1.
Ai gjatë vizitës që bëri në KEK ku kanë nisur punimet për riparimin në njësinë B-2 tha se krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike.
“KEK aktualisht është duke prodhuar me tri njësi prodhuese tē TC Kosova A (A3, A4 dhe A5, me kapacitet neto prej rreth 400 MW/h energji elektrike) dhe me njësinë B-1 (me kapacitet neto prej rreth 255 MË/h, energji elektrike).Krahasuar me bilancin vjetor energjetik jemi në mungesë prej afër 120 MW/h energji elektrike”, tha Krasniqi.
Ndryshe KEDS ka njoftuar se situata me energji elektrike është përmirësuar dhe të paktën deri në mesnatë nuk pritet të ketë reduktime./arbresh.info/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...