KESCO ka publikuar kalkulatorin e ri për llogaritjen e shpenzimit të energjisë elektrike brenda një muaji në Kosovë.
Sipas tyre në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE.
Njoftimi i plotë:
Kalkuloni shpenzimet e faturës për muajin shkurt përmes kalkulatorit të publikuar në ueb-faqen: www.kesco-energy.com
Kalkulatori ju mundëson që të shënoni të dhënat tuaja të sakta nga fatura që keni pranuar, si: Grupin tarifor, datën e leximit paraprak, datën e leximit aktual, konsumin tuaj përgjatë muajit shkurt, me tarifë të lartë dhe të ulët, respektivisht A1 dhe A2.
Pasi t’i plotësoni hapësirat e gjelbra në kalkulator, ju do të merrni kalkulim dhe shpjegim të saktë të faturës tuaj për këtë muaj.
Ngaqë tarifat e reja janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi nga ZRRE nga data 9 shkurt, kalkulimi për këtë muaj përfshinë dy periudha: Para datës 9 shkurt, llogaritja e shpenzimit me tarifën e vjetër dhe pas datës 9 shkurt, llogaritja me tarifën e re.
Në faturat e ardhshme të muajit mars, llogaritja do të jetë shumë më e thjeshtë, sepse i tërë muaji do të kalkulohet me bllok-tarifat e reja të aprovuara nga ZRRE. Kjo do të thotë, se deri në 800kWh llogaritet me çmimet 0.0675 cent me tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0289 me të lirë (të natës) dhe për shpenzimin mbi 800kWh me çmimet e reja, e që janë 0.1252 për tarifën me të shtrenjtë (të ditës) dhe 0.0590 për tarifën më të lirë (të natës)./arbresh.info/
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK