Pas përfundimit të fjalës së kryetarit aktual Isa Mustafa, të gjitha mediat janë larguar nga salla ku po vazhdon të mbahet kuvendi i 9 zgjedhor i LDK-së.
Tashmë procesi i Kuvendit është duke u zhvilluar më dyer të mbyllura dhe pa praninë e medieve. Mediet nuk janë lejuar të qëndrojnë as në momentin kur shpallen kandidaturat për Kryetarë. E në prononcimet e zyrtarëve të LDK-së para se të fillonte kuvendi i 9-të pothuajse të gjithë janë shprehur se janë për një kandidat unifikues, raporton arbresh.info
Ata kanë lenë të nënkuptohet se marrëveshja për emrin i cili do ta udhëheq LDK-në mund të jetë emri i kryetarit aktual, Isa Mustafa.
Sipas Arban Abrashit emër ky i përfolur por një kandidim të mundshëm, LDK ka vendosur që për shkak të zgjedhjeve të parakohshme të vendosin për një emër konsensual në mënyrë që mos të kenë problem edhe brenda LDK-së. E se nuk do ja japin kënaqësinë atyre që janë duke pritur që të fluturojnë karriket e ka thënë para mediave edhe kandidatja tjetër potenciale që është përfolur tash e sa ditë, Vjosa Osmani. Osmani ka lenë të kuptohet se në mënyrë që mos t’ju jap shkas fjalëve dhe që partia të jetë e bashkuar të tërhiqet nga kandidimi.
Por, ndryshe nga këta dy është shprehur Fatmir Sejdi ish-kryetar i LDK-së. Sejdiu ndonëse nuk e ka pohuar kandidaturën ka thënë se ka çka t’i japë ende LDK-së e Kosovës.
Arbresh.info do të ju mbajë të informuar LIVE.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/420463188563291/
Eskalon debati në Big Brother VIP Albania 5
Fshehur në ngarkesën me arra, sekuestrohen 435 kg kokainë në...
Rritja e Nico Paz në Serie A, por edhe emra tjerë nuk mbeten...
Vuçiq thotë se ka pritur më shumë nga Trumpi
Shqipëria s’do ta rrisë çmimin e rrymës më 2026, thotë Karak...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim