Përfaqësuesi i GP të PDK-s, Memli Krasniqi, ka kërkuar që pika 14 e rendit të ditës, Propozimi i kandidatëve për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, të zhvendoset në fillim të seancën në mënyrë që mos të lihet pasdite pasi rrezikohet kuorumi.
“E morra fjalën për një mocion pasi që sot është e premte dhe një pjesë e deputeteve pasdite nuk do të jenë këtu për shkak të planeve të mëhershme. Propozimin e pikës së 14 ta vendosim menjëherë në rend dite tash”, tha Krasniqi.
Lumir Abdixhiuku në emër të LDK tha se nuk e mbështesin propozimin.
“LDK nuk e mbështesim propozimin kërkojmë që pikat të mbahen siç janë parapa në agjendë”, tha Abdixhiku.
Edhe Glauk Konjufca nga LVV tha se seanca duhet të mbahet ashtu siç janë përcaktuar pikat e rendit të ditës.
“Mendojmë që deputetët do të vijnë gjatë seancës dhe pikërisht për këtë arsyeje kjo pikë duhet të mbahet siç është përcaktuar”, tha Konjufca.
Dardan Sejdiu nga PSD tha se e përkrahin mocionin.
“Tema e Gjykatës Kushtetuese dhe plotësimit të kuorumit është temë që duhet trajtuar. Sa më shpejtë të merremi me temë aq më mirë. S’po shoh arsye që mos te fillojmë me këtë temë”, tha Sejdiu.
Edhe Muharrem Nitaj vlerësoi se ky propozim është me vend.
“Shumë me vend është propozimi është me interes të shkohet në votim s’ka arsyeje që të shtyhet në afat kur rrezikohet të humbet kuorumi”, shtoi ai.
Por, gjatë votimit deputetët kishin mospajtime dhe kryesuesja e Seancës Myfera Shinik propozoi pauzë 15 minuta.
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1