Ish ministri i Shëndetësisë, njëherit deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka reaguar pasi Kuvendi i Kosovës zyrtarisht shkoi në pushim.
Zemaj ka thënë se për muaj të tërë Kuvendi është jo funksional e kjo, sipas tij si pasoj e një degradimi politik e institucional nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.
“Qeveria e Albin Kurtit dhe shumica parlamentare e VV-së vendin e kanë futur në një cikel të mprapsht, që nuk po i gjendet askund filli”, shkruan deputeti në Facebook, shkruan Arbresh.info
Ish ministri shkruan se si çdo temë tjetër e pushtetit populist edhe shëndetësia po përjeton kaos organizativ.
“Agjenda legjislative komplet e dështuar, ligji për sigurime shëndetësore, ligji për shëndetësi, ligji për shëndetin riprodhues, lista e çmimeve të barnave, sistemi informativ shëndetësor; që të gjitha mashtrim e dështim. Mashtrimi nga njëri sesion në tjetrin; katër vite qeverisje – katër vite mashtrim.
Sipas Zemajt, nga populizmi erdhi ky pushtet mashtrues, e nga ta katër vite ikën kot, perspektiva integruese ndaloi, zhvillimi ndaloi, shpresa ndaloi, ndërsa Kosova pësoi.
Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar gjetjet e monitorimit të punës së Kuvendit të Kosovës për sesionin pranveror 2024.
Sipas IKD-së, Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe në sesionin pranveror për vitin 2024 ka dështuar të përmbush rolin e tij kushtetues.
Në njoftimin për media nga IKD-ja, Kryesia e Kuvendit ka dështuar që ta propozojë në seancës plenare programin e sesionit të punës, e po ashtu edhe kalendarin e punimeve njëmujore të Kuvendit
LEXO EDHE:
Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen