Kuvendi i Kosovës pas diskutimeve të shumta lidhur lidhur me Agjencinë Kosovare të Privatizimit, gjendjen në arsim, e çështje tjera ka shkuar në pauzë deri në ora 14:30.
Fillimisht, në Kuvend u votua për futjen në rend të ditës të çështjes së shkarkimit të Bordit të Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP).
Më pas në Kuvend, opozita kritikoi pushtetin se po tenton t’i kapë institucionet.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka kundërshtuar futjen në rend dite të emërimit të bordit të ARKEP dhe shkarkimit të bordit të AKP-së.
Gashi ka thënë se kjo kërkesë për të fut në rend dite çështje që nuk ju kanë shpërnda deputetëve, është e paarsyeshme dhe si grup parlamentar nuk i përkrahim idetë e tilla.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri nuk është pajtuar që të futet në rend dite emërimi i bordit të ARKEP dhe shkarkimit të bordit të AKP-së.
Tahiri ka thënë se qëllimi i vetëm këtu është kapja e institucioneve nga ana e Qeverisë./arbresh.info/
Trump: Bisedimet SHBA-Iran javën e ardhshme
Ligji i ri në Kroaci – Lehtësime të mëdha edhe për punëtorët...
Përfaqësimi i Kosovës në LO, Osmani: Jemi me ju – sot, nesër...
Spitali i Pejës jep detaje për aksidentin ku vdiq një grua n...
Gjykata e Gjakovës refuzon masën e paraburgimit ndaj 22 pers...
Një aksident me fatalitet, 43 tjera me të lënduar në 24 orët...