Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Prishtinën e Shtimen

11:54 | 20 Shkurt 2026
E.K

Seanca për shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Ndarjet Buxhetore për vitin 2026 ka nisur sot në Kuvendin e Kosovës.

Kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, tha se komisionet përkatëse kanë rekomanduar miratimin e këtij projektligji.

Shefja e Grupit Parlamentar të VV, Arbërie Nagavci, deklaroi se në projektbuxhet janë përfshirë edhe buxheti i Prishtinës dhe ai i Shtimes.

Rekomandimet e tjera do të shqyrtohen gjatë rishikimit që pritet të bëhet më vonë këtë vit. Projektbuxheti ka kaluar në lexim të parë të hënën, dhe vlera e tij sillet rreth 4 miliardë euro.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme