Deputetja Fitore Pacolli ka thënë se Besa Gaxherri ka thyer ligjin për duhanin. Në sallën e Kuvendit dikush kishte pirë duhan e që doli të jetë deputetja e LDK-së Besa Gaxherri.
E ajo për këtë u përplas në Kuvend me Vjosa Osmanin e cila ua tërhoqi vërejtjen.
Pas reagimit të kryeparlamentares Vjosa Osmani që ka paralajmëruar deputetë që po pinë duhan në sallë, ka reaguar Gaxherri.
Sipas deputetes së LDK’së, këto informacione Osmanit ia ka dërguar një deputete e PDK’së të cilën nuk e ka përmendur me emër.
“Nuk është e vërtetë që t’i solli administrata informatat, po deputetja e PDK’së që nuk boni hiç mirë. Edhe njëherë sugjeroj që vërtetë deputetë të kenë atë mirëqenien, sepse ne nuk kemi mundësi me dalë në oborr me pi duhan. Ligji ju obligon me kriju hapësira, na duhen kushte për punë në radhë të parë ”, ka thënë Gaxherri.
Megjithatë, Osmani ka deklaruar se nuk ia ka dërguar fotografitë deputetja e PDK’së.
“Asnjë deputete e PDK’së nuk më ka dërguar asnjë fotografi, ato kontakte kush i keni me njëri tjetrin është e juaja. Është një deputete tjetër që më informoi, e pastaj kërkova nga administrata që ta konfirmoj e pastaj reagova. Për aq sa jam informuar dhe meqë kam qenë në Kuvend, nuk ka paraparë as për objektet hoteliere, tjetër sen është që ato po e shkelin ligjin”, tha kryeparlamentarja./arbresh.info/
Rusia e vrau Navalnyn me toksinë bretkose, thonë ndërkombëta...
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...