Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kurti uroi që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës.
Më anë të një postimi në Facebook, Kurti tha që le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, shkruan Arbresh.info
Postimi plotë:
Nga sot, besimtarët myslimanë synojnë përmirësimin e vetes përmes disiplinës së mendjes dhe trupit, e përmirësimin e shoqërisë përmes vetes. Përmes agjërimit, muaji i Ramazanit na mëson se sakrifica është virtyt, sfidat janë mundësi dhe të mirat janë bekim.
Prandaj, le të shikojmë rreth nesh dhe të mos mbyllim sytë përballë nevojtarëve. Le të jemi solidarë dhe të dhembshur ndaj njëri-tjetrit, sepse kjo është shkalla më e lartë e devotshmërisë për të cilën është përcaktuar agjërimi, në mënyrë që i ngopuri të kujtojë të uriturit dhe që të pasurit të kujdesen për të varfërit.
Uroj që ky muaj të kalojë në paqe dhe begati, që zemrat të afrohen në besim dhe dashuri, që të pranohen lutjet për lumturinë e çdo individi, të gjithë popullit tonë dhe mbarë botës.
Nga zemra uroj të gjithë myslimanët dhe myslimanet në atdhe dhe mërgatë për ditë të bekuara dhe të begata të Ramazanit!
Ju qoftë i lehtë agjërimi!
Rusia vijon përparimin, trupat ukrainase tërhiqen nga qyteti...
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni policinë
Ramush Haradinaj premton ujë të pijshëm dhe energji lokale p...
‘Bomberi’ dardan, Fisnik Asllani futbollisti më ...
Gjiganti anglez tërhiqet nga gara për Semenyon, vazhdon R...
Rrahmani shkëlqen në stinorin vjeshtor tek Sparta, top golas...