Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović, të dy pjesëmarrës në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që po mbahet këtë fundjavë në Prishtinë, zhvilluan një takim pune në margjinat e Forumit.
Në herën e saj të parë në Prishtinë, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane të Qeverisë së Malit të Zi, Jovana Marović u shpreh mirënjohëse për mikpritjen, duke konfirmuar marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe dypalëshe ndërmjet Malit të Zi dhe Republikës së Kosovës.
Si një nga vendet e rajonit me të cilin ndajmë interesa të ndërtuara mbi vlera të përbashkëta dhe orientim dhe përkushtim për integrim të plotë evropian, kryeministri Kurti tha se krahas mbështetjes për njëra-tjetrin, duhet të angazhohemi për bashkëpunim edhe më të thellë me njëri-tjetrin, sidomos në fushën e ekonomisë dhe shkëmbimit tregtar.
Në takim u fol edhe për fillimin e ri të Procesit të Berlinit dhe rolit të tij në rritjen e bashkëpunimit rajonal dhe për rëndësinë e rreshtimit të Republikës së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi me botën demokratike në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse pas agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikueshëm mbi shtetin e Ukrainës dhe popullit ukrainas. /arbresh.info/
Keijsi është banori më i ri i Big Brother VIP Albania
Haxhiu: S’përjashtoj mundësinë që ndonjë deputet nga opozita...
Përdorimi i termit “qorr” nga Iliri, Stenaldo: Nuk më është ...
Presidenti ukrainas konfirmon bisedimet me Trump për vendosj...
Qeveria e Shqipërisë nderon 13 figura të shquara me pension ...
Arsenal fiton ndaj Aston Villa dhe forcon kreun