Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur mbledhjen e saj të 58-të të Këshillit të Përgjithshëm, ku kryeministri në detyrë dhe njëherësh lideri i partisë, Albin Kurti, theksoi se për herë të tretë me radhë, kjo parti politike ka dalë fituese në zgjedhje.
Në fjalimin e tij, Kurti falënderoi qytetarët për besimin dhe theksoi se sukseset e VV-së janë meritë e popullit, jo e ndonjë individi.
Kurti shtoi se organizimi për zgjedhjet e 9 shkurtit është bërë në çdo komunë pa përdorur mjete manipulimi, duke thumbuar partitë tjera për praktika të dyshimta.
“Të nderuar delegatë, për këtë fitore të LVV-së, e që është fitore e popullit, është bërë shumë punë. Gjithë organizimet janë bërë nëpër komuna. Pa përdorur autobusë, e transportime të njerëzve nga qyteti në qytet, pa manipulime pa mashtrime”, ka theksuar Kurti.
Kurti deklaroi se VV-ja ka bërë hapat e saj të nevojshëm, duke propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit dhe se bllokimi po vjen nga kundërshtarët që ose votojnë kundër ose nuk votojnë fare.
‘Ne nuk kemi bllokuar, ne kemi propozuar kandidaten tonë. Bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër ose nuk votojnë. Ne nuk jemi bllokues, jemi propozues dhe propozuesja jonë është Albulena Haxhiu. Të tjerët le t’i ruajnë propozimet e tyre”, tha ai./Arbresh.info
Aksident mes veturës dhe trenit në Prishtinë, një person i l...
Kurti emëron Zef Morinën zëvendësministër të Infrastrukturës...
Shtyhet seanca për buxhetin 2026, opozita kërkon kohë
Murati: Ky është buxhet emergjence, do ta miratojmë një të r...
Edhe në Kuvendin e Maqedonisë propozohet Rezolutë në mbrojtj...
Buxheti 2026, Abdixhiku: Zoti i shpisë Kurti duhet të jetë n...