Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë, ka deklaruar se rritja e gatishmërisë dhe e pranisë së forcave të armatosura të Serbisë pranë kufirit me Kosovën është një reagim ndaj ushtrimit ushtarak shumëkombësh “Defender Europe 2025”, në të cilin Kosova është nikoqire.
Ai përmendi gjithashtu pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në këtë ushtrim, duke theksuar se institucionet e vendit po dëshmojnë aftësi për të mirëpritur dhe menaxhuar organizime komplekse në territorin e Kosovës.
Republika e Kosovës e ka nderin dhe kënaqësinë të jetë në vendin e 18 të vendeve nikoqire. Këtë radhe Kosova është vend i përzgjedhur nga ushtria e Amerikës. “Rritja e gatishmërisë dhe e pranisë në kufirin tonë e forcave të armatosura të Serbisë, besojmë se është reaksion ndaj “Defender Europe 2025”. Por ajo që nuk e dimë ende është se a po e bën këtë vet Serbia a po ia ka kërkuar Rusia”, tha Kurti./Arbresh.info
Gjest i jashtëzakonshëm nga SC Gjilani, ndan nga 2 mijë për ...
Greqia, Izraeli dhe Qipro planifikojnë stërvitje të përbashk...
Publikohen pamje të reja pas aksidentit “horror”...
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin