Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në ditën e parë të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka takuar Drejtoreshën e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC), Alice Albright.
Kurti, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se ka falënderuar zonjën Albright për punën e palodhshme të MCC për të mundësuar Kompaktin e Kosovës.
“Një nder i veçantë që takova MCC_CEO, znj. Alice Albright dhe nisjen e negociatave të Kompaktit të Kosovës. E falënderova për punën e palodhshme të MCC-s për të mundësuar Kompaktin, që do të bëhet investimi më i madh në sektorin e energjisë dhe rikonfirmon lidhjen e ngushtë që ndajnë vendet tona”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

A special honor to meet @MCC_CEO Ms. Alice Albright & kick-off Kosova Compact Negotiations. I thanked her for MCC’s tireless work in enabling the Compact, which is set to become the largest investment in the ?? energy sector & reaffirms the close bond our countries share. ???? pic.twitter.com/rDSI1yxI5n
— Albin Kurti (@albinkurti) May 6, 2022
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit