Gjatë pjesëmarrjes në Forumin Ekonomik në Shkup, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski zhvilluan një takim bilateral.
Ata diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe të dy vendeve dhe projektet e përbashkëta. Rritja e efikasitetit të kalimit të kufirit për qytetarët e Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në drejtim të njëra-tjetrës dhe projekti i rrugës Prizren-Tetovë ishin dy prej çështjeve me theks të veçantë.
Në takim u trajtua edhe mundësia e organizimit të një forumi të përbashkët të biznesit. /arbresh.info/




Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK