Avokimi për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Evropian, si dhe rritja e investimeve amerikane në Kosovë ishin temat kryesore që ngriti Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në takimet e ndara me kongresistin Mondaire Jones dhe me kongresistët në Kongresin amerikan, Robert Aderholt, Jim Himes, Lisa McClain dhe Ritchie Torres.
Kryeministri sipas njoftimit shprehu mirënjohjen për mbështetjen e kongresistëve për Republikën e Kosovës, si dhe për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë për rajonin tonë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike,shkruan arbresh.info.


Kryeministri theksoi angazhimin e Qeverisë dhe përparimin në luftimin e krimit dhe të korrupsionit, duke veçuar ngritjen e Kosovës për 17 vende sipas indeksit të perceptimit të korrupsionit të Transparency International, dhe renditjen si të parët në rajon sipas “World Justice Project”.
Duke potencuar angazhimin e përbashkët në avancimin e parimeve demokratike, u bisedua për rëndësinë e rritjes dhe thellimit të bashkëpunimit edhe në ekonomi, mbrojtje e siguri, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe me riga shiu
Rama: Franca ndër vendet e para që njohu Kosovën, partner i ...
Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kë...
Izraeli do të vazhdojë sulmet/ SHBA nxit për paqe, Netanyahu...
Pse qeni bëhet i shqetësuar para stuhisë: Ja cilat ndryshime...
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...