Ditën e sotme, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim drejtoren e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg dhe bashkëpunëtorë të saj.
Në takimin e radhës me znj. Soderberg, ku u folë për zhvillimet aktuale, bashkëpunimin e deritanishëm dhe rezultatet e përbashkëta, kryeministri Kurti vlerësoi kontributin dhe angazhimin e NDI, me theks në fushën e demokratizimit të partive politike, forcimin e shoqërisë civile, avancimin e transparencës dhe llogaridhënies institucionale.
Drejtorja e Institutit Demokratik Kombëtar (NDI), Nancy Soderberg falënderoi kryeministrin Kurti për këtë takim përmbajtjesor dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm./Arbresh.info




Parashikimi i motit për ditën e nesërme
Arsyeja pse zgjoheni në orën tre të mëngjesit
OBSH: Përhapja e shpejtë e epidemisë së fruthit në Banglades...
Deklarata e Gecit, Musliu: Gjuha e tillë s’guxon të bëhet st...
Presidenti kroat: S’kemi armiq përveç Serbisë, BE po shndërr...
Kryeministri holandez Jetten bisedë telefonike me Ramën për ...