Pas takimit me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier dhe Drejtoreshën për Çështje të Evropës Qendrore dhe Jugore në DASh, Collen Hyland, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në zyrën e tij Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guerot.
Ata folën rreth nismave dhe bashkëpunimeve të mundshme në fushën e arsimit e teknologjisë së informacionit bazuar në përvojat e shtetit francez, si dhe për mundësitë që ofron Kosova dhe planet në zbatim të Qeverisë në sektorin e energjisë, përkatësisht në atë të burimeve të ripërtëritshme të energjisë.
Gjatë bisedës, u trajtuan edhe temat e zhvillimet aktuale, që përfshijnë mbarëvajtjen e deritanishme të procesit të konvertimit të targave ilegale dhe regjistrimit të veturave me targa RKS dhe procesi që parashihet me udhëzimin administrativ për zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri të vendit./Arbresh.info/
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...