Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak.
Ky takim ka ndodhur në Sllovaki, në kuadër të punimeve të GLOBSEC 2022, ku po merr pjesë edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti.
Me anë të nje postimi në Twitter, kryeministri Kurti ka thënë se me emisarin Lajçak kanë bisedime të rregullta si pjesë e dialogut parimor dhe konstruktiv në Bruksel.
Në këtë takim Kurti ka përmendur edhe angazhimin e Kosovës për një marrëveshje me Serbinë me qendër njohjen reciproke.
“Ne kemi bisedime të rregullta me Miroslav Lajçak si pjesë e dialogut tonë parimor dhe konstruktiv në Bruksel. Këtë herë u takuam në vendin e Lajçakut , Sllovaki në GLOBSEC2022 ku ritheksova angazhimin tonë për një marrëveshje me Serbinë me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti./arbresh.info/

77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...
Rrëzohet një aeroplan privat në Brazil, katër të vdekur
Kërcënoi dhe shau Ramush Haradinajn, Prokuroria: I dyshuari ...
12-vjeçari shqiptar vdes pasi rrezohet nga dritarja e ndërte...