Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot gjatë ditës takoi Ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot.
Zyra e Kryeministrit njofton se diskutuan për zhvillimet e fundit në vend, përfshirë procesin zgjedhor të 9 shkurtit, për marrëdhëniet bilaterale Kosovë-Francë, mundësitë për thellimin e mëtejmë të tyre në fushën diplomatike, ekonomike e kulturore, dhe bashkëpunimin ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës franceze në Kosovë.
Kryeministri falënderoi ambasadorin Guérot për mbështetjen e vazhdueshme të Francës ndaj Kosovës dhe angazhimin e ambasadës franceze në Kosovë./Arbresh.info/

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...