Kurti sqaron përmbajtjen e letrës: Grenell u keqinformua për punën time

14:13 | 7 Maj 2020
M. A.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur rreth letrës që i ka dërguar numrit dy të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Zëvendës Presidentit Mike Pence.

Kurti ka thënë se ajo letër është shkruar rreth një muaj më herët dhe nuk ka asgjë te re, raporton arbresh.info.

Në atë letër, Kurti tregon se e ka informuar për situatën në Kosovë dhe gjendjen me pandeminë Covid-19.

Me tej Kurti thotë se letra ka pas për qëllim informimin e drejt, e sipas tij ka pas keqinformim për të dhe qeverisjen e tij.

“Sa i përket letrës me të cilën po merren aq shumë njerëzit. Ajo nuk është letër e këtij muaji fare. Në muajin mars e prill kam shkruar shumë letra për liderët e SHBA-së por edhe të BE=së”.

“Bëhet fjalë për një letër që është rreth 1 muaj nuk është letër e këtyre ditëve, Në atë letër unë falënderoj Amerikën për ndihma që I kanë dhënë Kosovës. Një pjesë e letrës I referohet situatës me pandeminë Covid-19”.

Ai ka thënë se nuk i është ankuar askujt për ambasadorin Richard Grenell.

“Unë nuk jam ankuar askujt për ambasadorin  Grenell por kam shprehur pikëpamjet e mija  për dialogun”.

“Ka shume keqinformim për qeverinë tonë dhe për mua si kryeministër, kam shprehur qëndrimet e mia që të mos ketë keqinformim. Ka shumë akër që keq informojnë për mua”, tha Kurti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale