Kurti shkruan përsëri për takimin, thotë se Serbia s’është e gatshme për marrëveshje

22:57 | 19 Korrik 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se për aq kohë sa Serbia refuzon të përballet me të kaluarën, tregon se s’është e interesuar për dialog dhe marrëveshje.

Këtë deklaratë shefi i Qeverisë e bëri përmes një cicërime në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.

Ai tutje shtoi se përderisa Serbia vazhdon në këtë mënyrë, tregon se ajo nuk është e interesuar as për paqe dhe pajtim mes dy vendeve tona.

“Për sa kohë që Serbia refuzon të përballet me të kaluarën dhe të bie dakord për mos-agresion, kjo tregon se nuk është e interesuar për dialog dhe marrëveshje, as për paqe dhe pajtim midis vendeve tona”, shkroi Kurti gjersa publikoi një fotografi ku shihet një marrëveshje e paqes me 6 nene që kryeministri ia paraqiti Vuçiqit sot në Bruksel./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara