Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka folur rreth dështimit të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, e cila është diskutuar të premten në takimin ndërmjet kryenegociatorit kosovar Besnik Bislimit dhe atij nga serbia, Petar Petkoviq.
Kreu i ekzekutivit Albin Kurti në një lidhje direkte në RTK tha se Serbia nuk është e interesuar të arrijë marrëveshje.
Ai tha nuk e ka ndjekur përse afërmi procesin e fundit të bisedimeve për targat, porse beson që ndërmjetësuesi Lajçak do ta shpjegoj se cila pale nuk ishte konstruktive.
“Unë për vete nuk kam dilema. E di që kyrenegociatori ynë, Besnik Bislimi ka qenë edhe konstruktiv edhe kreativ, por qartazi Beogradi s’është i interesuar të ketë marrëveshje”, tha Kurti në RTK.
Ndërkaq, ka thënë ai, se nuk duam asnjëherë ta vëmë në pikëpyetje parimin e reciprocitetit.
“I takon ndërmjetësit, që ta sqaroj sepse konkretisht nuk u arrite marrëveshja, e cila ka qenë mjaft afër”, tha Kurti në RTK.
Madje i pari i qeverisë së Kosovës tha se Serbia tashmë e ka shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, ngase siç shprehet Kurti, Kosova po përparon e kjo gjë po e pengon Serbinë.
“Presidenti i Serbisë është duke shtuar agresivitetin ndaj Kosovës, dhe unë besoj që kjo ka të bëjë me suksesin e Kosovës. Ne po përparojmë në të gjitha fushat, e kjo i pengon atij. Ne e bëjmë punën tonë por duhet edhe kancelaritë perëndimor t’i tregojnë Beogradit që nuk mund të vazhdojë kësisoj më tutje”, tha Kurti në RTK.
Sveçla dorëzon çelësat e objektit të ri të Agjencionit të Re...
Diagnostikohet rasti i parë me fruth në Shqipëri, i infektua...
Glauk Konjufca: Nga Shkupi, nuk lëshojmë pe
Glauk Konjufca takon banorët e Hanit të Elezit: Diskutuam ar...
Haradinaj prezanton në Rahovec planin katërvjeçar për zhvill...
Abdixhiku: Pas 12 vitesh LDK u rikthye si partia e Kryeqytet...