Kurti ka thënë se po të ishte sanksionuar me kohë Serbia, sot nuk do të ishin këto ngjarje. Ai ka thënë se Serbia është shtet mafioz dhe kryemafioz është presidenti i saj.
Ai me këtë rast ka cituar edhe deklaratën e presidentit serb, që sipas tij, ju ka paraprirë këtyre arrestimeve që ndodhën dje.
“Së pari po të kishte sanksione ndaj Beogradit atëherë kur u rrëmbyen qytetarët tanë, ose atëherë kur u vra rreshteri Afrim Bunjaku, ne nuk do të ndodheshim në këtë gjendje. Mungesa e sanksioneve ndaj Serbisë e ka trimëruar atë. Serbia praktikisht është shtet mafioz, shtet mafioz ku kryemafiozi është njeriu më publik atje duke qenë president me ndryshe nuk mund të jetë”, ka thënë Kurti.
Kurti është pyetur për takimin e sotëm në Bruksel deri sa ka thënë se nuk ka informacione.
“Nuk kam informacion se çka do të diskutohet në Bruksel, nuk kam informacione se cilat mund të jenë temat e reja. Por kjo çështje nuk është pjesë e dialogut. Brukseli ka reaguar sepse nuk do të kishte kuptim po të mos kishte reaguar”, ka thënë ai./eo
Jakup Krasniqi nga Haga ngushëllon për vdekjen e Qosjes: Jet...
Yamal reagon pas lëndimit: Do të kthehem më i fortë
Krizë politike në Rumani, 7 ministra japin dorëheqjen, socia...
Avokati i Përgjithshëm i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë: P...
Anne Hathaway merr dhuratë një Kuran nga një fans pasi tha f...
Aksident mes dy veturave në tunelin e Llogarasë, lëndohen di...