Në ditën ndërkombëtare të fëmijëve, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci dhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, mirëpriti në takim një delegacion nga Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), të udhëhequr nga drejtorja ekzekutive e KOMF, Donjetë Kelmendi.
“Garantimi dhe avancimi i të drejtave të fëmijëve është sa detyrim e përgjegjësi shtetërore, edhe përkushtim gjithë shoqëror. Respektimi i tyre dhe i të drejtave të njeriut në përgjithësi, është treguesi më i mirë i demokratizimit të një vendi dhe kjo është një rrugë që e synojmë dhe që do ta ndjekim gjithsesi”, u shpreh kryeministri Kurti.
Ai më tej tha se Qeveria ka prioritet edukimin e hershëm dhe qasjen e integruar të shërbimeve për këto grup-mosha dhe fuqizimin e mekanizmave gjyqësor dhe procedurave që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shkruan arbresh.info.

Përfaqësuesit e KOMF falënderuan kryeministrin Kurti për dedikimin e tij dhe të kabinetit në trajtimin dhe adresimin e sfidave të fëmijëve të Kosovës, sidomos atyre të cilat janë shkaktuar nga pandemia COVID-19. Sipas tyre, për shkak të periudhave të zgjatura të izolimit, pandemia ka rënduar gjendjen e fëmijëve, në veçanti atyre të cenueshëm dhe me aftësi të veçanta. Kjo ka ndikuar edhe në përkeqësimin e shëndetit mendor të fëmijëve.
Kryeministri Kurti shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për bashkëpunim të hapur e të vazhdueshëm me KOMF në adresimin e nevojave të fëmijëve dhe përmirësimin e përparimin e kushteve për zhvillimin e potencialit të tyre të plotë./arbresh.info/
Nuk është Real Madrid, Bayern Munich apo Barcelona, Pep Guar...
Albin Kurti mori pjesë në shënimin e Ditës së Dëshmorëve në ...
Një person kapet me thikë në aeroportin “Adem Jashari”
Nafta sërish mbi 100 dollarë pas bllokadës së porteve irania...
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...