Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se prodhimi dhe ekonomia duhet të fuqizohen, që Kosova të jetë e barabartë me vendet e ndryshme.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë që kjo do të ndryshojë dhe se prodhimi do ta bëjë Kosovën të barabartë me të tjerët.
“Shumica dërmuese e mallrave që i konsumojnë shqiptarët nuk janë të prodhuara nga shqiptarët. Kjo mund të ndryshohet dhe duhet të ndryshohet. Përveç se gjuhë dhe flamur, përveç se kulturë dhe histori, kombi është edhe ekonomi. Ndërkaq, ekonomia kombëtare, dihet se para së gjithash dhe mbi të gjitha është prodhim. Prodhimi do të na bëjë të barabartë edhe me të tjerët, ashtu sikurse rishpërndarja na bën të barabartë brenda vetes”, ka shkruar Kurti.
Policia nis aksion ndaj motoçiklistëve në kryeqytet, masa të...
Irani i vendosur: Do të luftojmë deri në një fitore të plotë
27 vjet nga bombardimet, Kurti: Ndërhyrja e NATO-s hapi rrug...
PDK: Vendimi për KQZ-në hap rrugë për abuzime zgjedhore
Hadërgjonaj: Jemi të motivuar maksimalisht, besoj që kemi at...
Kurti pritet me tortë në Mitrovicë për ditëlindje