Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ish-ministrin e Mbrojtjes së Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf Scharping.
Kryeministri shprehu kënaqësinë që takoi, siç tha ai, një mik dhe një aleat të moçëm të Kosovës dhe të popullit tonë. Ai e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen Scharping për kontributin e madh që ka dhënë në luftën për çlirimin e Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme para dhe pas shpalljes së pavarësisë, përcjell arbresh.info.
Rudolf Scharping ka qenë ministër i Mbrojtjes në vitet 1998-2002. Ai ka udhëhequr me forcat e armatosura të Gjermanisë gjatë fushatës ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake dhe policore serbe.
Scharping i cilësonte sulmet ajrore legjitime dhe ndërhyrje humanitare për të shpëtuar shqiptarët nga dëbimi i dhunshëm dhe spastrimi etnik i Kosovës që po e zbatonte regjimi i Serbisë.
Për masakrat e forcave serbe kundër popullatës shqiptare z. Scharping ka shkruar librin “Nuk guxojmë të shikojmë mënjanë: Lufta e Kosovës dhe Evropa”.
Në takim u vlerësuan marrëdhëniet e mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë, dhe u shkëmbyen mendime e ide për avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit./arbresh.info/
Llapi me reagim zyrtar, ankohet në referim pas humbjes nga D...
Pacolli: Do të shkoj në Arbitrazh ndërkombëtar për Aeroporti...
Peter Magyar: I bëj thirrje popullit serb të marrë forcë nga...
Shefi i Hezbollahut refuzon bisedimet e planifikuara Izrael-...
Çfarë po ndodh me Aeroportin e Vlorës? Pacolli: Nuk kam nëns...
Moti nesër me diell dhe vranësira të shpërndara