Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti i shoqëruar nga zëdhënësi i sapo emëruar i LVV-së, Përparim Kryeziu ka pritur gjatë ditës së sotme në një takim lamtumirës ambasadorin e Hungarisë, László Márkusz.
Takimi i tyre është zhvilluar tri javë para përfundimit të mandatit të tij pesë vjeçar.
“Në takim, Kryetari Kurti e falënderoi ambasadorin për punën e tij në Kosovë dhe për bashkëpunimet bilaterale mes Kosovës dhe Hungarisë.
Ndër organizimet ku ambasada Hungareze ka dhënë kontribut të vlefshëm për shkëmbimin kulturor, ekonomik dhe institucional mes dy vendeve janë rritja e dyfishuar në pesë vite e bashkëpunimit tregtar, tanimë në 66 milionë euro dhe organizimet kulturore si Java e Kulturës Hungareze. Vlen të përmendet edhe programi i bursave të financuar nga qeveria hungareze. Së fundi, ky program e ka rritur kuotën e bursave në 70 sosh për studentët e Kosovës dhe ka një rëndësi të madhe për krijimin dhe fuqizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve”, bëhet e ditur në njoftimin e lëshuar nga Lëvizja Vetëvendosje.
Tutje bëhet e ditur se në takim është folur edhe për rëndësinë e avancimit të procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në përhapjen e vlerave të BE-së. Hungaria e ka përkrahur Kosovën në këtë proces.
Ndërsa në fund të takimit, Kurti i uroi kthim të mbarë në vendin e tij ambasadorit Márkusz dhe të dy shprehën interesimin për t’i mirëmbajtur kontaktet
Sevilla për herë të shtatë fituese e Ligës së Evropës
Gjeorgjia kërkon statusin e kandidatit në BE për mbrojtje ku...
Edhe një gazetare ukrainase strehohet në Kosovë
Mike Pence pritet të shpallë kandidaturën për president në A...
Kurti tregon çka bisedoi në telefon me Erdoganin
Gjykata e Lartë e Okllahomës hedh poshtë dy ndalime të abort...