Pas takimit që zhvilloi në mëngjes me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dje pasdite priti në takim ambasadorët e Holandës, Suedisë, Belgjikës dhe Finlandës.
Temë qendrore e takimit ishte anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, roli dhe përkrahja e çmuar e këtyre vendeve ndaj Kosovës përgjatë gjithë procesit, si dhe mbështetja e tyre në takimin e komitetit të ministrave, në vijë me votimin e Asamblesë Parlamentare muajin e kaluar.
Kryeministri u shprehi mirënjohjen dhe falënderimin ambasadorëve për përkrahjen e pakushtëzuar të shteteve të tyre përgjatë gjithë procesit.
Kosova është demokracia e vetme evropiane që është jashtë Këshillit të Evropës. Anëtarësimi i bazuar në merita dhe vlera të përbashkëta sjellë përfitime për të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos komunitetet joshumicë, si dhe i kontribuon demokracisë, paqes dhe stabilitetit në rajon./Arbresh.info/

Loftus-Cheek poston foto me dhëmbët që i mungojnë, pas përpl...
Përfundon marrja në pyetje, Artan Grubi del nga Prokuroria
Në Hagë nis gjykimi i dytë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi
Për të tretën ditë me radhë, studentët iranianë protestojnë ...
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
Sipas Bild, dy gjigantët spanjoll janë vënë pas Rodrit