Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë urime nga kryeministri i Malajzisë, Tan Sri Muhyiddin Yassin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të Qeverisë.
Në emër të tij dhe Qeverisë së Malajzisë, kryeministri Yassin i ka shprehur Kryeministrit Kurti përgëzimet dhe urimet më të përzemërta për emërimin e tij.
Meqenëse viti 2021 shënon 10-vjetorin e vendosjes së lidhjeve diplomatike midis Kosovës dhe Malajzisë, kryeministri Yassin theksoi gatishmërinë që të dy vendet të punojnë ngushtë për t’i forcuar edhe më shumë marrëdhëniet ekzistuese dypalëshe.
“Le t’i bashkojmë përpjekjet tona për ta frenuar dhe zhdukur pandeminë më vdekjeprurëse të shekullit XXI dhe të shpresojmë që normaliteti do të kthehet së shpejti në jetën tonë të përditshme”, thuhet në letrën e urimit të kryeministrit të Malajzisë./arbresh.info/
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...