Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën zvicerane “Blick” është pyetur edhe për futbollistët kosovarë që luajnë në Zvicër dhe veprimin e Granit Xhakës, i cili e veshi fanellën me mbishkrimin “Jashari”, duke iu referuar mbiemrit të komandantit legjendar, Adem Jashari.
Kurti u pyet se a pajtohet me “deklarata të tilla politike” në fushën e futbollit, teksa tha se nëse dikush e nderon identitetin e vet, pajtohet me këtë.
“Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme dhe nëse dikush e nderon identitetin e vet, kjo është mirë edhe për mua”, ka thënë Kurti.
Kryeministri u pyet se a kishte ndonjë porosi për Granit Xhakën, Xherdan Shaqirin dhe shokët e tyre, dhe përgjigja e tij ishte: “Faleminderit për frymëzimin e aq shumë talentëve të rinj për të luajtur futboll, edhe në Kosovë.”
Kujtojmë se gjesti i Xhakes me fanellen e Jasharit bëri bujë të madhe në media. /arbresh.info/
Ministria e Mbrojtjes mohon testimin e dronit “Skifter 1” në...
“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq ...
Rubio: SHBA dëshiron ndryshim regjimi në Kubë
Elijona shkëlqen sonte në ditëlindjen e saj, Benita i bën nj...
Çfarë i ndodh trupit tuaj kur ndaloni së ngrëni tre orë para...
Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shq...