Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është duke qëndruar në lagjen Tusuz në Prizren.
Ai atje foli për rritjen ekonomike të bruto-produktit vendor këtë vit për 9.9 përqind.
Kurti në fjalën e tij para qytetarëve në Prizren kritikoi paraardhësit e tij.
“O veç nuk duhet me vjedh. Ekonomia rritet kur shteti nuk vidhet, ekonomia tkurret kur shteti vidhet. Pra a po e kuptoni, që këta që kanë qenë para neve na kanë vjedh rritën, kemi mbet të vegjël, s’na kanë lanë me u rritë. Tash ne i kemi rritur shumë të hyrat tatimore, veç që s’po vjedhim. A po e kuptoni se sa shumë kemi hequr ne këto vite duke mos arrit të rritemi për shkak të keqpërdorimeve që janë bërë nëpër institucione”, u shprehë Kurti para qytetarëve.
Mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm nesër
Gjendet i vdekur 25-vjeçari shqiptar afër veturës së tij, ni...
Ukraina sulmon një fabrikë ruse raketash
Osasuna e befason Real Madrid
Tarifat e Trump, Merz: Do të shkoj në Washington me një qënd...
FSK-ja krah NATO-s, në stërvitjen “Dynamic Front”