Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se nga dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet të përfitojë Serbia si shtet, por duhet të adresohen kërkesat e serbëve të Kosovës.
I pyetur në lidhje me Manastirin e Deçanit, Kurti konsideron se vendimet që janë marr nga regjimi i Millosheviqit nuk duhet të pranoheshin si qeverisje të zakonshme demokratike.
“Ne kemi rezervën tonë të zakonshme për vendimet e regjimit të Millosheviqit, të cilat për bindje time, çuditërisht janë pranuar nga Gjykata Kushtetuese e cila e ka trajtuar një lëndë pa kaluar ajo nëpër fazat e zakonshme, sikurse tjerat”, tha Kurti në RTK.
Tutje, Kurti tha se për Manastirin e Deçanit ka nevojë të ketë dialog.
“Unë mendoj se për Manastirin e Deçanit kemi nevojë për dialog në mënyrë që ta trajtojmë këtë breng të tyre, nuk duam t’i dominojmë, nuk dëshirojmë t’i cënojmë, por në të njëjtën kohë besoj që duhet të hasim më në fund në mirëkuptimin e tyre që vendimet e Millosheviqit nuk mund të jetojnë në këtë shekullin tonë”, theksoi Kurti.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK