Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, bashkim kombëtar e kishe edhe në planin e tij qeverisës.
Kurti këtë ide e ka mbështetet gjatë gjithë rrugëtimi te tij politik, shkruan Arbresh.info.
E, kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka folur përsëri për bashkim kombëtarë, veç se ka deklaruar se ky nuk është një projekt i tij.
Zëri i Amerikës: A është projekt i vjetër edhe ideja juaj e bashkimit me Shqipërinë e cila përgjatë fushatës së këtyre zgjedhjeve është përdorur pikërisht nga rivalët e juaj?
Albin Kurti: Së pari ai nuk është projekti i imi fare, domethënë është projekt i atyre që na kanë bërë këta që jemi, pra shqiptarë si komb në Ballkan, dhe kudo që ndodhemi në botë ekziston intenca e natyrshme historike e shqiptarëve për bashkim për shkak se ata janë të ndarë me dhunë dhe nga jashtë. Natyrisht ky është një problem i vjetër, mirëpo i cili ka pasoja edhe sot e kësaj dite. Prioritetet tona do të jenë drejtësia dhe punësimi ndërsa unë nuk ja mbyll derën në të ardhmen as intencës historike të kombit në njërën anë dhe as popullit si vullnet gjithnjë përbrenda kornizave paqësore e demokratike./Arbresh.info/
Kurti: Nuk i shmangim bisedimet me Serbinë – por së pari drejtësi e punësim
Mbappe: Ka pasur shumë spekulime dhe janë thënë gjëra të pav...
Tragjedi në Gjermani, vdes 3 vjeçari disa ditë pasi ra në lu...
BBC: Raportohet për sulme raketore në Teheran
Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, arrestoh...
Kryeministri britanik kërkon “zgjidhje të shpejtë” të konfli...
53 mijë euro dhe drogë të fshehur në mure, arrestohen 4 pers...