Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para kabinetit qeveritar ka prezantuar punën e 100 ditëshit të Qeverisë që ai drejton.
Kurti përmendi disa nga prioritet të cilat gjatë kësaj kohe kanë arritur ti realizojnë e një nga ato ka qenë edhe luftimi krimit dhe korrupsionit.
‘Në sektorin e rendit dhe sigurisë kemi dërguar mesazh se Kosova nuk mund të jetë as burim e as transit për krimin e organizuar ku për 100 ditë kemi kryer 101 operacione, 221 bastisje, 933 arrestime janë shkatërruar tetë grupe kriminale dhe janë konfiskuar 7 milion euro. Po ashtu kemi mbyllur me sukses operacion “ Dërgesë e kontrolluar”, në bashkëpunim me DEA-në amerikane dhe Itali i koduar “ Adriatiku’, që rezultoi me gjetjen e rreth 400 kilogram substancë narkotike të llojit kokainë’, tha Kurti në mbledhjen e Qeverisë./arbresh.info/