Kurti pas takimit me Tanja Fajon: U theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca Kosovë-Slloveni

13:48 | 16 Janar 2023
A Z

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Zëvendëskryeministren e Sllovenisë, njëherësh Ministre për Punë të Jashtme të Sllovënisë, Tanja Fajon.

U theksua miqësia, partneriteti dhe aleanca ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë, si dhe të njëjtat vlera dhe pikëpamje për paqen dhe sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohe për kontributin e Sllovenisë para dhe pas luftës në Kosovë, si dhe përkrahjen e vazhdueshme për Republikën e Kosovës.

U bisedua për perspektivën evropiane të rajonit, rëndësinë e Procesit të Berlinit, rreth hapave të ardhshëm drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë me njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje tjera aktuale.

Shpërndaje në rrjete sociale