Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është nxituar me kërkesën e tij që LVV të ketë mandatarin e ri për formimin e Qeverisë.
Kurti ka thënë se zgjidhja më e mirë është të bëhen të gjithë bashkë në luftën ndaj coronavirusit, e më pas të shkohet në zgjedhje.
“Nuk do ta lëmë presidentin pa përgjigje, por nuk do të nxitohemi. E kemi prioritet pandeminë e coronavirusit. Zgjidhja më e mirë është të bëhemi bashkë në luftën kundër cornavirusit dhe pasi të kalon kjo të shkojmë në zgjedhje të jashtëzakonshme. Është për të ardhur keq që presidenti ka shpallur planin për një qeveri të re, duke na ftuar liderëve në të njëjtën ditë, që kjo paraqet shkelje të kushtetutës”, deklaroi Kurti në RTV21.
Kryeministri në detyrë tha se presidenti është dashtë ta ftojë në takim vetëm atë, e më pas liderët tjerë politik.
“Pra, besoj që është nxituar ka gabuar por nuk do ta lëmë pa përgjigje”.
U raportua i zhdukur, gjendet personi në Zveçan
Manipulimet me vota, nisin hetimet edhe në Gjilan
Çmimet e arit dhe argjendit kolapsojnë: A duhet të blini apo...
Therja me thikë në Fushë Kosovë, arrestohen katër persona
Tri transferimet që Flick kërkon nga Barcelona gjatë verës
“E urrej veten”, Benita i bie pishman që ka shprehur pëlqim ...