Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr pjesë në mbledhjen përgatitore të Partisë së Socialistëve Evropian që po mbahet në Bruksel.
Faqja zyrtare e Lëvizjes Vetëvendosje, njofton se kjo mbledhje ishte e një rëndësie të dyfishtë: së pari u përqendrua në përgatitjen e Këshillit Evropian me praninë e kryeministrave, kryetarëve të partive dhe të komisarëve evropianë, dhe së dyti ndodhi gjashtë muaj para zgjedhjeve evropiane që janë caktuar të mbahen me datë 9 qershor 2024, përcjell Arbresh.info.
Në fjalimin e tij, kryeministri Kurti, foli për arritjet e Kosovës në luftimin e korrupsionit dhe për rritjen ekonomike në këto 32 muaj sa është në qeverisje.
“Në margjina të kësaj mbledhje, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati rastin të bisedojë me Përfaqësuesin e Lartë për Politikën e Jashtme, z. Josep Borrell, me Kryeministrin e Spanjës, z. Pedro Sánchez, me Kryetaren e Grupit të Socialdemokratëve në Parlamentin Evropian, znj. Iratxe García Pérez, me Komisarin Evropian për Punësim dhe për të Drejtat Sociale, z. Nicolas Schmit, por sigurisht edhe me Kryetarin e PES-it, z. Stefan Löfven dhe me Sekretarin e Përgjithshëm, z. Giacomo Filibeck”, thuhet në njoftimin e LVV-së.
Po ashtu, Kurti në mbledhje u rikujtoi masat e padrejta që i janë vënë Kosovës dhe bëri thirrje për heqjen e këtyre gjersa theksoi se shteti autoritar fqinj është ai që bart fajin për eskalimin e situatës në pjesën veriore të vendit.
Postimi i plotë:
Salah vendimtar, Egjipti fiton me rikthim ndaj Zimbabwes në ...
“Jemi takuar në një kafene”, Edi flet për njohje...
Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 ...
Isak operohet me sukses pas dëmtimit të rëndë, Liverpool del...
Osmani nga Washingtoni njofton për heqjen e vizave nga Baham...
Adis Beçiragiç shpallet ‘Trajneri më i mirë i vitit’ në Bosn...